Gjatë mbrëmjes së djeshme është bërë e ditur që Irani do të sulmoj Izraelin.
Shmangia e udhëtimeve në ato pjesë është kërkuar nga të gjith qytetarët e botës, ku Biden u shpreh se nuk është shumë larg një sulm i tillë.
Kësaj thirrje të kujdesit iu kanë bashkangjitur edhe Kosova e Maqedonia.
Madje u përfol që 48 orët e radhës janë mjaftë delikat.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti o sigurisë, Drizan Shala.
Drizan Shala
Ai thotë se siguria në Lindjen e Mesme ka marr përmasa të mëdha duke arritur kështu tensione dhe veprime ushtarake në Izral.
“Siguria në Lindjen e Mesme tanimë është duke marr përmasa të mëdha sa i përket një zgjerim të aktrëve në atë hapësirë të territoriale duke ngritur madje tensione dhe veprime ushtarake në atë pjesë në drejtim të Izraelit”, u shpreh ai.
Eksperti i sigurisë thotë që qytetarët e Kosovës duhet të largohen nga ajo pjesë dhe se shpërndarja e një konflikit në Ballkan mund të marr formë duke sfiduar sigurinë kolektive në Ballkan nga ana e Serbisë përmes elementëve ruse.
“Qytetarët e Kosovës duhet të largohen nga ajo pjesë si dhe ata që kanë të planifikuar ndonjë lëvizje ta anulojnë dhe mos të rrezikojnë jetën e tyre.
Shpërndarja e një konflikti në Ballkan mund të marr formë duke sfiduar sigurinë kolektive në Ballkan nga ana e Serbisë përmes elementëve ruse nga data e 5 Majit ku edhe mbahet takimi në mes Serbië/R.Serbe të BiH dhe Kishës Ortodokse Serbe”, përfundoi Shala për “Bota sot”.
Kujtojmë që presidenti i SHBA Joe Biden pret që një sulm nga Irani do të ndodhë shumë shpejt u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të premten.
“Unë nuk dua të marr informacione të sigurta, por pritshmëria ime është më shpejt se më vonë,” tha Biden kur u pyet se sa i afërt ishte një sulm ndaj Izraelit, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.