Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Eksperti i sigurisë: Në veri të Kosovës ka qetësi te komunitetet, sepse s’ka grupe terroriste

 
   

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, vlerëson se në aspektin e sigurisë, veriu i Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më mirë.

Ai thotë se kjo po ndodhë se në këtë pjesë nga ka më grupe ekstremiste.

Ibishi duke komentuar veprimin e konfiskimit të altoparlantit në komunën e Mitrovicës së Veriut, i cili përdorej nga grupet ekstremiste për mobilizim, për protesta e bllokim të punës së Policisë së Kosovës, ka thënë se ngadalë të gjitha këtyre veprimeve të jashtëligjshme po ju vije fundi.

“Asnjë herë s’ka qenë më mirë. S’ka më grupe e as individë ekstremistë. Ka edhe një qetësi në të gjitha komunitetet në katër komunat veriore të Kosovës, sepse nuk ka shtytje nga ekstremistët e as kërcënime. Realiteti është që ne e kemi një rend dhe qetësi publike”, ka thënë Ibishi.

Ai ka folur edhe përkresat e Njësive elitare të Policisë së Kosovës, duke thënë se Policia ka qenë shumë e përmbajtur duke mos kërkuar këto benefite.

Ibishi ka thënë se kërkesat e tyre duhet të plotësohen, por që sipas tij, është e pamundur që të gjitha të plotësohen përnjëherë.

Duke komentuar paralajmërimet për një sulm të mundshëm nga Serbia si ai në Banjskë, Ibishi tha “Serbia asnjëherë s’ka me pushu nga veprimet e tilla”.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Kurti, në deklarimet e tyre kanë potencuar se Serbia po përgatitet për një sulm në Banjskë.