Eksperti i sigurisë përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Ai thotë që Kosova është e ekspozuar nga rreziku i krimit të organizuar të cilët janë në Polici, Prokurori dhe Gjykatë, përcjell “Bota sot”.
“Gjithashtu duhet theksuar faktin se këta persona në shumë raste deklarojnë se janë të preferuarit e Ambasadës Amerikane si dhe mbështetën nga BE-ja”, u shpreh ndër të tjera Elezi.
Postimi i plotë
Dekriminalizimi i institucioneve të drejtësisë duhet të mbetet kërkesa kryesore e SHBA-ve dhe BE-së për republikën e Kosovës.
Kosova seriozisht është e ekspozuar nga rreziku i krimit të organizuar, persona të shumë të cilët janë të strukturuar në institucionet e zbatimit të ligjit si : në Polici, Prokurori dhe Gjykata janë veshur me fuqi apsolute nga institucione të zbatimit të ligjit ku ata veprojnë, andaj duke pasur këtë fuqi të njetit dyshohet se mund të ushtrojnë ndikimin e tyre në raste të ndryshme, me qellim të përfitimit për veten e tyre apo për persona të tjerë.
Gjithashtu duhet theksuar faktin se këta persona në shumë raste deklarojnë se janë të preferuarit e Ambasadës Amerikane si dhe mbështetën nga BE-ja.
Qytetarët e Republikës së Kosovës më shumë se gjithçka tjetër meritojnë drejtësi dhe dinjitet.