Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Eksperti i sigurisë për sulmin në Zubin Potok: Se kemi prit të sulmojnë në ….

 
   

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci në një lidhje direkte në emisionin “Dita e re”, ka folur për sulmin në Zubin Potok. 

Ai ka thënë se përderisa Millan Radoiçiq është i lirë, Kosova është e rrezikuar në aspektin e sigurisë.

“Republika e Kosovës u përball me një sulm tash tjetër, jo si ai i Banjskës ose një invazion, u përball me një sulm subversiv që ishte tepër i rrezikshëm për të gjithë qytetarët pasi u prek uji, sepse uji paraqet jetën dhe ajo arterie e cila e përçon këtë ujë ajo shkonte edhe në KEK, pra u përpoq të prekej edhe energjetika dhe këto në shekullin 21 janë jetë sepse nuk mund të zhvillohet jeta normalisht, pra me këto kemi atë luftën e rëndë dhe të paskrupullta hibride që shkaktohet nga ato forca destruktive që na kanë shkaktuar Banjskën kemi pasur të vrarë një rreshter, ndërsa tani po i zgjedhin ato forma më të rënda të luftës se paskrupullt hibride ato mbeturina qe kanë mbetur nga ai kryekrimineli që është ende i lirë dhe derisa ai është i lirë Republika e Kosovës është në rrezik në aspektin e sigurisë”, ka thënë Dashevci.

Tutje, ai ka thënë se këto akte terroriste janë të dirigjuara nga Beogradi, duke e krahasuar me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.