Profesori Avni Islami i ka komentuar kërcënimet dhe linçimet që ditëve të fundit po ju bëhen policëve të rinj të komuniteti serb.
“Mendoj se mund të ketë raste individuale sepse këta policë të rinj që i janë nënshtruar testeve dhe janë të stërvitur që të kryejnë punën e policit nën uniformë duke i zbatuar ligjet e Kosovës besoj që të gjithë kanë qenë të përgatitur se mund të ketë edhe presione dhe asi lloj shantazhe”, tha Islami
Ai ka theksuar se “policët të cilët kanë dhënë dorëheqje më parë kanë qenë të inkorporuar kryesisht nga dy organizatat që janë shpallur terroriste dhe të gjithë ata me urdhër të Beogradit janë detyruar që t’i heqin uniformat dhe t’i binden urdhrave të Listës serbe dhe urdhrave të Vuçiqit”.