Media nga Bosnja dhe Hercegovina, “Hayat’, i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës dhe raportet e tensionuara me shtetin serb.
Në emisionin ‘Hetimi i javës’, tëmë ishte “Kosova dhe marrëdhëniet aktuale me Serbinë”, transmeton “Bota sot”.
Të ftuar në emision ishin: Agim Musliu, drejtor i Shoqatës “Oktapod” dhe ekspert i sigurisë Albinot Maloku.
“Vuçiq është gënjeshtari më i madh i ditëve të sotme”, u shpreh Musiliu në emisionin ‘Hetimi i javës’.
Musilu ka theksuar se Vuçiq i arreston personat që udhëtojnë nga BE-ja në Kosovë pa asnjë arsye, ekskluzivisht vetëm pse janë shqiptarë.
“Kështu thonë policët në fytyrë. Megjithatë, ne arrestojmë kriminelët që sulmojnë KFOR-in dhe gazetarët që përpiqen të përcjellin atë pak të vërtetë. I sulmojnë, i rrahin, i thyejnë këmbët dhe duart, ato bandat kriminale. Ata janë rrahur dhe thyer. Vuçiq arreston drejtorin e kulturës, se u shfaq një film nga Kosova, rrëmben tre policë në Kosovë… Atij nuk i intereson populli serb në Kosovë, i intereson vetëm përmbushja e planit të Putinit dhe harrimi i Ukrainës” – tha eksperti i sigurisë.
Kuerse, Albinot Maloku tha se Asociacioni i Komunave në Kosovë është obligim nga viti 2013 dhe 2015 me të gjitha procedurat e veta.
“Me pranimin e dokumentit të fundit, Kurti ka pranuar që Asociacioni të zbatohet. A ishte Asociacioni një agjendë politike për sa i përket kundërshtimit të Kurtit? Më ishte e çuditshme se si e pranoi Marrëveshjen, e cila thotë se palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet që kanë nënshkruar deri më tani”, tha Maloku.
Më tej, Musilu beson se Asociacioni do të formohet, por jo para se të pastrohet nga kriminelët e veriut.
“Nëse këta kriminelë gërmojnë në Asociacion, do të ketë probleme për Kosovën dhe rajonin. Pa përmendur Dodikun dhe Abazoviqin, d.m.th. këta kriminelë për të cilët Vuçiq po i tërheq fijet për lojën e Putinit” – përfundoi Musilu për median boshnjake, transmeton “Bota sot”.