Flora Xhemani Baba, eksperte turizmi tha në “Now me Erla Mëhilli” se Dragashi është një destinacion që ia vlen ta vizitosh.
Ajo sugjeroi tre vende që për pushimet dimërore.
“E para është Shkodëra. E dyta është Kosova, por jo domosdoshmërish në rrëmujën e Pejës, Rrugovës, por do propozoja Dragashin, Është një destinacvion shumë interesant, që ka një pistë aq të bukur, saqë aty bëhen lojërat dimërore të Kosovës.
Federata e skive organizon kampionatet në Dragash, ku ka edhe qendër skish edhe resorte. Kjo është një eksperiencë, që është vërtetë një gjë e veçantë. Në kthim më pas keni Kukësin”, tha ekspertja e turizmit e cila sugjeroi për turizmin dimëror edhe Vlorën.