Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ekstradohen nga shtetet tjera tre qytetarë të Kosovës, kishin urdhër arrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ekstraduar nga shtetet tjera tre qytetarë të Kosovës të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Në njoftim thuhet se i estraduari i parë është L.C. i kërkuar për veprën penale “Mashtrim”, që ka qenë në kërkim nga Gjykata Themelore e Ferizajt dhe ajo e Prishtinës. Ai është arrestuar nga autoritetet gjermane dhe më 30 qershor është ekstraduar në Kosovë.

I ekstraduari i dytë është B.L., i kërkuar nga Gjykata në Pejë për veprën penale “Fajde” dhe “Detyrim”. Ai është arrestuar nga autoritetet hungareze dhe më 12 korrik është ekstraduar në Kosovë.

D.F., është personi i tretë i ekstraduar nga Finlanda në Kosovë më 14 korrik. Ai ka qenë i kërkuar nga Gjyakata Themelore në Mitrovicë pasi ka qenë i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Trafikim me narkotik”.

Njoftimi i plotë:

Ekstradohen nga shtetet tjera tre qytetarë të Kosovës të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Prishtinë, më 19 korrik 2023

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar, ka realizuar me sukses tri (3) ekstradime gjatë periudhës së fundit.

Me kërkesën e pranuar nga Ministria e Drejtësisë, për lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar, ndaj personit me iniciale (L.C.) mashkull/kosovar, i kërkuar për veprën penale “Mashtrim”, I kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt dhe të Prishtinës. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit policor reciprok personi është arrestuar nga autoritetet gjermane, dhe në kontakt me këto autoritete është ekstraduar nga Gjermania për në Republikën e Kosovës me datën 30.06.2023.

Me kërkesën e pranuar nga Ministria e Drejtësisë, për lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar, ndaj personit me iniciale (B. L.) mashkull/kosovar, i kërkuar për veprën penale “Fajde”, “Detyrim“ I kërkuar nga Gjykata Themelore-Pejë. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit policor reciprok, personi është arrestuar nga autoritetet policore hungareze dhe i njëjti është ekstraduar nga Hungaria për në Kosovë me datën 12.07.2023.

Me kërkesën e pranuar nga Ministria e Drejtësisë, për lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar ndaj personit me iniciale (D. F.) mashkull/kosovar, për veprën penale “Trafikim me narkotik’’ I kërkuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, dhe i dënuar me tri (3) vite burgim. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit policor reciprok i njëjti është arrestuar nga autoritet policore finlandeze. Personi është ekstraduar nga Finlanda për në Republikën e Kosovës me datën 14.07.2023.

Policia e Kosovës në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka avancuar bashkëpunimin ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera, dhe angazhimet e tilla me sjelljen para drejtësisë së personave të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar do të vazhdojnë në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen.