Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ekzekutimi i ish-policit të burgjeve në oborrin e banesës, gazetari i njohur plas ‘bombën’: Vrasja e Gentjan Bejtjas e porositur nga …

Gazetari Merin Maçi ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja.

Në një studio televizive ai ka zbuluar se ka dyshime se vrasja mund të ketë qenë e porositur nga jashtë, nga eksponentë të krimit nga Dubai.

Ndër të tjera gazetari tha se dy bashkëpuntorët e arrestuar nga policia për ngjarjen nuk kanë qenë bashkëpunues por pritet që nga automjeti Golf 7 i sekuestruar të zbulohen të dhëna të tjera.

“Është ndjekur dhe në atentatin e shkuar e njëjta skemë. Automjeti Golf 7 ka shkuar një minutë pasi autorët kanë shkuar në fshatin Hasan. Ata kanë arritur për 7 minuta në fshatin Hasan ku është marrë dhe automjeti Golf 7 në pronësi të E.H.

Janë persona dytësorë që mund të krijojnë dhe shkojnë tek autorët. Është një automjet që në dalje të fshatit nuk ka patur targën e pasme.

Nga policia dyshohet se drejtohej nga një prej të arrestuarëve që është I.B. Makina ka lëvizur nga Bubqi dhe më pas mendohet të ketë ardhur drejt Tiranës.Ky autopmjet për disa ditë është mbajtur në vëzhgim ku është zbuluar pronësia e automjetit.

Nga pamjet është vlerësuar se automjeti ka qenë në përdorim të tij. Është sekuestruar në një perfieri të Tiranës. Janë vënë re se janë ndryshuar dhe disqet e makinave. Policia nuk ka dijeni për autorët. Bashkëpunëtorët nuk kanë qenë bashkëpunues me policinë. Makina nuk është pastruar çka krijon kushtet për të zbuluar më shumë.

Deri në këtë fazë është e vështirë të thuhet një gjë e tillë. Është ngjarje e porositur, por edhe nga shtete të huaja, e porositur nga Dubai”, tha gazetari.