Policia ka arritur të gjejë ditën e sotme mjetin që u përdor në vrajsen e Nikolin Lekstakajt ditën e djeshme në Lezhë.
Mësohet se mjeti është gjetur i djegur në një arë, në fshatin Gjadër, teksa brenda saj ndodhej dhe arma e përdorur për vrasjen e 42-vjeçarit.
Kujtojmë se pasditen e djeshme, autorët i prenë rrugën Lekstakajt me një maikinë me xhama të zinj, teksa ai po dilte nga një market në fshatin Balldre. Një prej tyre hapi zjarr duke e lënë të vdekur Lekstakajn dhe më pas u larguan pa gjurmë.
Shkak i krimit dyshohet hakmarrja, pasi fisi Lekstakaj ishte në hasmëri me fisnin Nikulaj, kalvar gjakmarrjeje që i mori jetën dhe Ardian Nikulajt 3 muaj më parë, më 19 prill.