Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka dënuar me burgim të përjetshëm Ramis Mici, për vrasjen e bashkëjetueses së tij, Jetlira Elezi.
Ngjarja ndodhi në vitin 2022, ku Mici qëlloi Elezin për vdekje me thikë, në vendin e quajtur lagjja: “Skenderbej”.
“Me vendimin e datës 26/07/2023 Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka pranuar kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, përfaqësuar nga prokurori i çështjes Z. Xhelian Seferi, për dënimin me burgim të përjetshëm të pandehurit R. M të akuzuar për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal.
Ngjarja i referohet datës 30.07.2022, ku i pandehuri R.M. ka vrarë me mjet të mprehtë thikë bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E në banesë, në vendin e quajtur lagjja: “Skenderbej”, Elbasan”, thuhet në njoftim.