Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Elezaj: Çka të vendos AAK-ja, e respektoj – Do të jem prap kandidat për kryetar të Klinës

 
   

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, thotë se është i gatshëm të jetë kandidat për deputet dhe se do e respektonte nëse ky do ishte vendim i partisë së tij, AAK

‘’Këto janë çështje që diskutohen nga kryesia e AAK-së. Çdo vendim që merr kryesia e AAK-së, unë e respektoj’’ deklaron ai.

Elezaj thotë se ka pasur diskutime por, nuk ka ndonjë vendim final rreth kandidaturave për deputet të kryetarëve të komunave që udhëhiqen nga AAK.

‘’Kemi pasur diskutime për këtë, por s’kemi marr akoma vendim, por nëse vendoset unë e mirëpres’’, tregon ai.

I pari i Klinës, deklaron se do të jetë prap kandidat për kryetar të këtij qyteti nga AAK-ja.

‘’Të them të drejtën, në këtë mes nuk mundem me fol, por jam prap kandidat për kryetar të Komunës së Klinës. Unë i kam orientimet e mia, por nuk kemi vendosur ende në Kryesi’’ pohoj Zenun Elezaj.