Eksperti, Bedri Elezi ka folur rreth një akti të dhunës që mund të ndodh përsëri në Kosovë, njësoj si agresioni në Banjskë.
Ai tha se përderisa agresorët e Banjskës janë ende të lirë, Kosova i parashtrohet një rreziku serioz.
“Derisa Radojqiq apo edhe personat e tjerë që ishin në grupin që kryen agresion me 24 shtator janë të lirë dhe kanë mundësinë të organizimit të aktiviteteve të dhunshme Kosova është realisht e ekspozuar ndaj një rreziku serioz, sepse të njëjtit mund të përgatisin edhe një herë një aktivitet të ngjashëm apo një Banjka 2, dhe kjo jo vetëm që e themi ne, por ka paralajmërime edhe nga vet NATO dhe përfaqësues të vendeve të fuqishme”, tha kështu Elezi në Kosova Today.
Më tutje Elezi tha se NATO dhe policia janë duke bërë një punë jashtëzakonisht të mirë në monitorimin e sigurisë në vend.
“NATO dhe Policia e Kosovës janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme sa i përket monitorimit të kufirit”.