Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se mjetet e konfiskuara dje mund të kenë qenë rrezik i drejtpërdrejtë për Policinë e Kosovës apo qytetarët e tjerë.
“Jo nuk mund të themi që është nga operacioni i Banjskës edhe pse do të bëhen analizat dhe do të shihet me çka kemi të bëjmë këtu. E rëndësishme është që informacionet i pranojmë vazhdimisht nga qytetarët e vendit”, ka deklaruar ai, transmeton RTKlive.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për identifikimin e kontrabandës me duhan në Zubin Potok.
“Ato mund të paraqitnin rrezik për pjesëtarët e Policisë së Kosovës apo dikujt tjetër. Nuk është diçka e jashtëzakonshme ajo çfarë po ndodh në veri me këto bastisje e konfiskime, para pak minutash kemi dërguar në doganë një furgon me duhan të kontrabanduar. Pra në vazhdimësi kemi punë që po kryejmë”, ka deklaruar.