Elvis Hoxha, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar dy figura. Në fakt, njëra prej figurave është reale, ndërsa tjetra pjellë e imagjinatës, pra fiktive.
Figura reale është Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë, ndërsa figura fiktive është Voldermort, personazh i serisë së Harry Potterit, i shkruar nga J.K. Rowling.
Hoxha ka shkruar se Vuçiqi inspirohet nga Voldermorti, duke ironizuar se atij ia ka dhënë edhe nënshtetësinë serbe.
“Vuçiçi e njeh frymëzimin e vet dhe i jep nënshtetësinë serbe personazhit Voldemortit, pra baronit të vdekjes.” – shkroi Hoxha.