I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se vendimi i qeverisë së Kosovës për të reduktuar praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale me 25 për qind është vetëm një hap i parë i vogël drejt de-përshkallëzimit.
Sipas tij, ke ky hap nuk përmbush kërkesat e BE-së pasi që kjo e fundit kërkon që Policia e Kosovës të mos jetë e pranishme në veri të Kosovës.
Në një intervistë për mediat serbe, ai po ashtu ka deklaruar se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është vendimtar për bashkësinë ndërkombëtare.
Ai ka theksuar se serbët në veri po vuajnë për shkak të krizës që ka lindur këta muajt e fundit.