Dy vëllezër në Kavajë kanë tetuar të vrasin një 25-vjeçar ditën e djeshme në Kavajë.
30-vjeçaru Halit Ullorja, së bashku me vëllain e tij, 26 vjeçari G. Ullorja, pas një konfilkti për motive të dobëta, kanë dhunuar dhe kanë goditur me automjet 25-vjeçarin Letjan Lushkaj.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2, ku policia ka mbërritur në zonë, duke parandaluar ngjarjen. 30-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim. Ky i fundit braktisi automjetin menjëherë pas sherrit.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe i riu Letjan Lushkaj pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.