Shembja e një skele në një kantier ndërtimi në Gjermani ka qenë fatale për 4 shqiptarë që humbën jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kome.
Albert Zorba nga Elbasani, Rruzhdi Hoxha nga Kukësi dhe Astrit Gjeka nga Dibra janë viktimave që humbën jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e të hënës, ndërsa Alfred Visha ndodhet në gjendje kome.
Mbrëmjen e së martës është nxjerrë nga rrënojat një tjetër trup, ndërsa një tjetër ende nuk është nxjerrë pasi ndodhet në fund të boshtit të ashensorit i mbuluar nga rrënojat.
Shqiptarët të cilët po punonin në kantierin e ndërtimit ishin të pajisur me dokumente pune bullgare false dhe një gjë e tillë e ka bërë më të vështirë identifikimin e tyre nga autoritetet gjermane.
Ata ishin të kontraktuar si punonjës në një kompani në pronësi të një shqiptari nga Kovosa, i cili pas ngjarjes tragjike është zhdukur.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës teksa shqiptarët po punonin në katin e tetë të një pallati në zonën e HafenCity.