Pesoni që shihni në foton e mësipërme është 33-vjeçari, Jetmir Pemaj, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë në bark gjatë një sherri në Harrow Street, Whitmore Reans, Britani.
Ngjarja ndodhi më 27 korrik të vitit të kaluar, rreth orës 5 të mëngjesit, ku pas një sherri mes dy grupeve kriminale mbeti viktimë Pemaj, dhe u plagos bashkëkombasi i tij Franc Curri.
Dy shtetasit shqiptarë po përpiqeshin të mbronin “shtëpinë e barit” kur një grup hajdutësh, kanë mësyrë për të vjedhur. Një prej hajdutëve, është identifikuar si Lucious Winchester, 24 vjeç (në foto poshtë).
Winchester, mësohet se ka pranuar vrasjen e Pemajt si dhe plagosjen e Currit, dhe është dënuar me burg nga drejtësia vendase.
Gjatë dënimit, Gjykatësi Michael Chambers tha: “Të gjitha këto vepra lindin nga një incident që ndodhi në orët e para të 27 korrikut të vitit të kaluar kur ju ishit pjesë e një numri sulmuesish në një vjedhje të rëndë në Newhampton Road në Wolverhampton.Ky është një rast tjetër i një fabrike të krijuar kanabisi që çon në një konfrontim të dhunshëm mes dy grupeve rivale”.
Ai u identifikua pasi forca zbuloi se tre nga thikat e tij ishin lënë në zonë dhe oficerët e policisë e arrestuan atë dy ditë më vonë.