
Një rast tragjik ka ndodhur sot pas mesdite në rrugën “Abdurrahman Shala” në kryeqytet, ku një person u gjet pa shenja jete.
Burime pohojnë se bëhet fjalë për 22 vjeçarin Art Hasku, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij.
Dyshimet e para pohojnë se Hasku ka ndërruar jetë si pasojë e mbidozës nga lëndët narkotike.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të policisë dhe mjekësisë ligjore.