Autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe ishte fqinj i Zefit
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në “Don Bosko”, ku 42-vjeçari Rudolf Zefi ishte shënjestra e një atentati.
Policia ka arritur të identifikojë autorin, i cili raportohet se është 32-vjeçari Andrea Bregasi. Bregasi është shpallur në kërkim, teksa mësohet se ai është fqinj i Rudolf Zefit. Po ashtu, raportohet se ai ka pak kohë që ka dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për një grabitje me armë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45 në rrugën Don Bosko, ku një person ka qëlluar me armë në drejtim të makinës që drejtohej nga shtetasi Rudolf Zefi.
Ky i fundit është shprehur se nuk ka pasur konflikt me askënd dhe ka qenë i vetëm më makinë, ndërsa autori ka qenë duke lëvizur në këmbë.