Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Emri/ Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen, një i vrarë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar paraditen e sotme (26 shtator) në Rrëshen, ku raportohet se një person është vrarë.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Martin Bardhi 62 vjeç, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje.

Mësohet se 62-vjeçari kishte dalë nga burgu vetëm pak kohë më parë.

Ndërsa sa i takon autorëve, ende nuk ka informacione për burimet bëjnë të ditur se ata janë larguar me një fuoristradë të zezë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.