Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

EMRI/ Trupi i pajetë iu gjet 300 metra larg vendit të aksidentit, identifikohet 33-vjeçari që vdiq tragjikisht në Itali

efundit

ITALI-33-vjeçari shqiptar, Aleks Mhillaj është viktima e tretë i cili humbi jetën në aksidentin rëndë të regjistruar në Itali. Nga ky aksident humbën jetë 23-vjeçarin Marin Kola dhe 27-vjeçari, Blerim Miha.

33-vjeçari u gjet i vdekur dy ditë pas aksidentit tragjik, rreth 300 me larg vendit të aksidentit, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur kunati i tij Enrik Nikolla 27-vjeç nga Lezha.

Makina tip BMë me të cilën udhëtonin të rinjtë, doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.

Makina tip BMë e zezë, me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur. Njëri prej shqiptarëve ka mundur të dalë nga dritarja ndërsa 23-vjeçari dhe një tjetër kanë qenë brenda në mjet ku më pas është përfshirë në flakë duke u marrë jetën.

Aksidenti tragjik ku humbën jetën dy të rinjtë shqiptarë ndodhi në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni mbrëmjen e 16 marsit.