Ndonëse plani ekziston për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri të Kosovës, implementimi nuk ka filluar akoma. Gjithsesi, qytetarë të shumtë po presin që ky hall shumëvjeçar të largohet tashmë nga supet e tyre
Nisma e Ministrisë së Infrastrukturës për fillimin e ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve në veri të Kosovës ka rritur shpresën që ata që kenë tokat e shtëpitë ku të kthehen.
Ndonëse, plani është bërë, ndërtimi nuk ka filluar akoma.
Madje gjatë procesit, ka qytetar që kanë hasur edhe në disa problematika.
Një nga to, tregon Kamer Tahiri, është që shtëpia e tij e shkatërruar gjendet te Kroi i Vitakut.
“Fatkeqësisht nuk jam në listë se unë kam shkua e i kam dorëzua letrat e shtëpisë time këtu që e kam të djegur paralufte, e premtimi atëherë ka qenë që kanë me u ndërtu 27 shtëpi. Unë ua kam treguar gjendjen që jetoj me qira, u kam thanë që nëse e ndërtoni, unë ka me dalë aty me jetua menjëherë”, ka thënë Tahiri.
E për ata pak kosovarë që kanë zgjedhur të jetojnë në këtë zonë, infrastruktura rrugore po del të jetë pengesë e radhës.
Pavarësisht që kërkesa bëjnë vazhdimisht në institucione, rruga që po i pengon, sidomos gjatë stinës së dimrit nuk ka ndryshuar.
“Ma merr mendja që pa e ndertu së pari, pa fillu me u rregullua kjo nuk mundet as lagjja si lagje me fillu me u ndërtua se nuk ka qysh bartet materiali”, ka thënë Liridon Behrami.
Të tilla shtëpi të pabanuara ka edhe në Kodrën e Minatorëve dhe në pjesë të ndryshme të veriut të Kosovës./RTV Dukagjini/