Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ëndërra e kahmotshme e Vuçiqit”/ Deputetja flet për politikën e Serbisë – ja pse përmend ‘Kasapin e Ballkanit’!

 
   

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pothuajse çdo ditë po hedh deklarata kërcënuese për Kosovën.

Mirëpo të njejtat deklarata ai pastaj po i mohon.

Ai kështu u shpreh edhe javë më parë por pastaj me veprime të tjera po bien ë kundërshtim me deklaratat e tij.

Nuk na shkon mendja të marrim pjesë në diçka të tillë, kemi bashkëpunim të mirë me KFOR-in dhe komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash”, kishte thënë më herët Vuçiq.

E në lidhje me këto kërcënime për “Bota sot”, ka folur deputetja e LVV, Arijeta Rexhepi.

 Image
 Arijeta Rexhepi 
 

Ajo tha Serbia po ëndërron dhe se këto kërcënime të vazhdueshme të Vuçiqit nuk janë asgjë përveç deklarata boshe.

Sipas saj, sulmi në Banjskë i bëri me dije Serbisë që Kosova mund të bëjë ballë sulmin me shumë profesonalizëm.

Serbia është fatkeqësisht një vend i udhëhequr nga një autokrat, që ëndërron, imagjinon e glorifikon të kaluarën. Para disa vitesh, thoshte për Millosheviqin se qëllimet i kishte të mira, por mjetet e gabuara. Pra po tregon haptazi që nuk ka ndërruar forma, por mënyra se si i ndjek politikat e Millosheviqit. Sulmi i Banjskës dhe përfshirja e institucioneve të sigurisë serbe në këtë akt agresioni, veçse dëshmoi qasjen e Vuçiqit.

Por Republika e Kosovës i bëri ballë atij sulmi me profesionalizëm të lartë, i cili u vlerësua dhe u çmua dhe nga ndërkombëtarët. Sulmet e tilla duhet me patjetër të dënohen më ashpërsisht, në mënyrë që të njëjtat të mos përsëriten”, përfundoi deputetaj Rexhepi për “Bota sot”.