Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ëndrra ime ishte të isha prind”/ U kthye nga femër në mashkull, transgjinori vendos të lindë fëmijë gjatë procesit

Mjekësia ka arritur hapa gjigande dhe kjo vërtetohet nga një rast i rallë në SHBA, ku një burrë transgjinor ka sjellë në jetë binjakët e tij biologjikë.

Aaden Darr, 22 vjeç, i cili ka lindur si femër por ëshët kthyer në mashkull, ka sjellë në jetë binjakë pasi kaloi gjashtë raunde të fekondimit artificial në përpjekje për të mbetur shtatzënë.

Darr u deklarua transgjinor në moshën 16-vjeçare pasi u identifikua si lezbike për disa vite dhe filloi një kurs testosteroni.

Megjithatë, ai shpejt e kuptoi se ishte ëndrra e tij të kishte një fëmijë biologjik – kështu që ai e ndaloi trajtimin e tij hormonal dhe vizitoi klinikën e tij lokale të planifikimit familjar për të filluar procesin e lindjes së një fëmije.

Pas pesë muajsh duke përdorur spermën e donatorëve – Aaden më në fund mbeti shtatzënë me binjakë në gusht 2020.

Por ndërsa Aaden kishte fatin të kishte një shtatzëni krejtësisht të shëndetshme, ai pranon se kishte ‘frikë të dilte jashtë’ gjatë asaj kohe sepse ishte kaq i vetëdijshëm për trupin e tij në ndryshim – pasi kishte filluar të rritej përsëri gjoksi.