Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Enis Sulstarova i reagon Baton Haxhiut i cili propozoi që Kosova të kthehet në “tryezë suedeze”

 
   

Enis Sulstarova, aktivist i VV-së nga Shqipëria, ka komentuar një deklarim të Baton Haxhiut, gazetar dhe analist.

Sulstarova ka shkruar se Haxhiu ka propozuar që Kosova të kthehet në “tryezë suedeze”, ku “Serbia të marrë çfarë të dojë e sa të dojë”.

Tutje, Sulstarova ka pretenduar se Haxhiu e ka kaluar “jetën nëpër holle të hoteleve luksoze”.

“Batoni propozon që Kosova të kthehet në “tryezë suedeze”, ku Serbia të marrë çfarë të dojë e sa të dojë derisa të ngopet e të largohet.

Dikush që e kalon jetën nëpër holle të hoteleve luksoze, duke takuar vetëm politikanë, sipërmarrës të vërtetë e të dyshimtë, diplomatë e agjentë të shërbimeve sekrete, nuk mund të mendojë ndryshe për vendin e tij” – ka shkruar ai.