Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Entuziazmi i banorëve për hapjen e “Ces’t la vie”, ish kafitera “Dolce Vita”

 
   

Kafen tash e konsumojnë lirshëm.

Banorët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë të Veriut, ketë lokacion do ta kenë te përditshëm, pasi qe kjo kafiteri iu është kthyer Ekrem Pecit, sipërmarrës ne veriun e vendit.

E ky vend me herët i njohur si kafiteria “Dolce Vita” ka qene strehë e nje grupi famëkeq ne veriun e vendit.

Rihapja e këtij lokali ka gëzuar banorët e kësaj komune.

Në anën tjetër, kryesuesi i Kuvendit komunal në komunën e veriut të Mitrovicës, Nexhat Ugljanin thotë se është rritur interesimi i sipërmarrësve për të hapur biznese të reja në këtë pjesë.

Ugljanin tha për televizionin se shumë prona pas largimit të uzurpatorëve serb, kanë filluar t’iu rikthehen shqiptarëve.

Ditë më parë një familjes shqiptare në veri të Mitrovicës iu është kthyer banesa e cila ishte uzurpuar gjatë vitit 2001 nga një serb.