Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Enver Hasani i reagon historianit Ganiu: Asnjëherë nuk e kam fyer figurën e Rugovës

 
   

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka reaguar ndaj deklaratave të historianit, Nexhmi Ganiu, i cili tha se ai e ka krahasuar figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova me kriminelin e luftës dhe përgjegjësin për gjenocidin e Srebrenicës, Radovan Karaxhiq.

Hasani për këto deklarata tha se nuk kanë logjikë, e madje as nuk i ka shkuar kurrë diçka e tillë në mendje.

“Paska thënë për mua se gjoja unë paskam pas krahasuar të ndjerin Ibrahim Rugova me liderin e serbëve të Bosnjes, kriminelin e luftës dhe përgjegjësin për gjenocidin e Srebernicës, Radovan Karaxhiq. Një gjë të tillë kurrën e kurrës nuk kam thënë. As ndër mend nuk më ka shkuar asnjëherë dhe kurrë një diçka e tillë, sepse thjeshtë nuk ka asnjë logjikë!”, tha profesori.

Historiani Ganiu mbrëmë në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, deklaroi se Hasani, krahasimin e Rugovës me Karaxhiqin e kishte bërë gjatë prezantimit të Kongresit të Didaktikës Evropiane në Prishtinë në vitin 2004.

“Pse po them 10-vjetshin e Millosheviqit s’e ka shpallur okupim? Pse nuk e shpallen okupim qata juristë që erdhën në … Qata e ka shpallë njëri, ka qenë promotor. I dyti, promotor në konferencën e Prishtinës në vitin 2004… edhe këtu është mbajtur Kongresi i Didaktikës Evropiane e historianeve, ku unë kam prezantuar. Aty ka prezantuar edhe Enver Hasani. A e di se qysh e ka krahasuar Enver Hasani, Karaxhiqin në atë tubim? Karaxhiqin, kriminelin e Bosnjës e krahason me presidentin historik Rugova. Po, profesori Enver- ai zotëri. Dhe, kur kam reaguar unë nuk ka reaguar as përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit që ka qenë aty. Unë kam reaguar shumë rreptë duke i thënë se a të vjen turp se çfarë je duke thënë…  Në kontekstin se gjoja populli shqiptar është euforik edhe populli serb është euforik sepse Karaxhiqin e kanë shpallë … qysh po e shpallin populli shqiptar presidentin Rugova. Kështu ka thënë. Edhe me krahasua, a është normal ai njeri? Prej cilës kuzhinë intelektuale ka burua ai?”, tha historiani.