Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Epopeja e UÇK-së, Nura: Kujtojmë me respektin më të lartë kryetrimin, Adem Jashari

 
   

Komuna e Skenderajt ka mbajtur seancë solemne për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura theksoi se nga 5 marsi i vitit 1998 ka filluar rrugëtimi i gjatë dhe me vuajtje për popullin e Kosovës. Nura duke nderuar familjen Jashari, shprehet falënderues që familja e Jasharëve dhe dëshmorët e tjerë e bën vendin për qytetarët të jetojnë të lirë dhe të barabartë.

Nura: Jemi përjetësisht falënderues që na benë të jetojmë lirshëm dhe të barabartë

“Mëngjesi i së enjtes të 5 marsit 1998 kurrë më nuk do të jetë i njëjtë. Këtu fillon rrugëtimi i gjatë dhe me vuajtje i popullit shqiptar të Kosovës. Në truallin e të parëve të tyre 57 burra dhe gra, 10 fëmijë ranë në emër të lirisë e cila po gëzohet nga e gjithë Kosova, një sakrificë e paparë. UÇK vazhdoi të çoi përpara amanetin duke luftuar me guxim dhe kurajo për të çliruar tokën e Kosovës nga agresioni serb. Në këtë 26 vjetor të Epopesë së UÇK-së, kujtojmë me respektin më të lartë institucional, kryetrimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin, dhe familjen e tij. Ju jemi përjetësisht falënderues që na bën të jetojmë të lirë dhe të barabartë. Ladvi të gjithë dëshmorëve të UÇK-së”, theksoi Nura.

Me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, sot do të ketë aktivitete të ndryshme në komunën e Skenderajt.