Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Erdhi me dëshirë, nuk e detyrova”/ Zbardhet dëshmia e mjekut Dervish Hasi, që abuzoi me 16-vjeçaren

Edhe e mitura në dëshminë e saj ka deklaruar se shkonte me dëshirë në shtëpinë e 42-vjeçarit

Është zbardhur dëshmia e mjekut kirurg Dervish Hasi, i cili u arrestua ditën e djeshme për abuzim seksual dhe shfrytëzim prostitucioni të një 16-vjeçareje.

Mësohet se Hasi ka deklaruar para hetuesve se e mitura kishte shkuar me dëshirë tek ai dhe nuk është detyruar. Po ashtu, edhe 16-vjeçarja ka deklaruar se ka shkuar me dëshirën e saj te mjeku kardiokirurg. Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe tre gratë e tjera të mjekut, të cilët nuk kanë pranuar të flasin.

Sa i përket familjarëve të 16-vjeçares, ata janë shprehur se vajza e tyre ka shkuar me dëshirë te 42 vjeçari por shtuan se ata kanë tentuar që ta ndalojnë këtë marrëdhënie mes tyre. Megjithatë, sipas tyre, ka qenë e pamundur pasi e mitura ka parandaluar se nëse familjarët e saj do i jepnin fund marrëdhënies, ajo do i jepte fund jetës.

42-vjeçari raportohet se ka edhe fëmijë me 3 gratë e tij, dhe të tre gratë kanë qenë dakord që ai të martohej me të miturën. Ka qenë pikërisht familja e 16-vjeçares që ka bërë denoncimin, pasi ata kanë insistuar që t’i jepnin fund kësaj marrëdhënieje. Pasi policia bëri sekuestrimin e celularit të Hasit, u pa se në aplikacionin Whatsapp kishte disa video të abuzimeve, që grupi hetimor i ka këto video në disponim.

Dervish Hasi ka qenë mjek kardiokirurg, që shërbente në spitalet shtetërore të kryeqytetit, tek “Shefqet Ndroqi”, ku edhe u pezullua, pas bëries së rastit publik. Më herët ai ka qenë nën hetim nga SPAK pas dyshimeve se furnizonte grupet kriminale me armë dhe tritol, ndërsa në vitin 2019 në automjetin e tij u vendos një sasi tritoli, që besohej se kishte të bënte me tregtinë e armëve.