Ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe delegacioni i tij.
Mësohet se në pistën e Rinasit janë ulur dy avionë të kompanisë turke.
Ndërkaq, tani Erdogani do të niset drejt Presidencës ku do të pritet nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj.
Për arsye sigurie, e gjithë zona është e “paralizuar” ku të pranishme janë vetëm forcat policore.