Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan sot shkon në Tiranë për të zhvilluar një vizitë.
Erdogan pritet të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Ekipi i Tëvë1 gjendet në Tiranë, ku do të raportoj nga atje.
Tutje, ai do të deklarohet në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Edi Rama.
Kurse, në orët e pasdites presidenti turk do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.
Ndryshe, agjenda parashikon që kreu i shtetit turk pas vizitës në Shqipëri, pasdite do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë takime./teve1.info/