Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Erëzat “Vesa Spicies” sekreti i gatimeve me shije të jashtëzakonshme

Erëzat janë çelësi i suksesit në kuzhinë, pa të cilat nuk bënë, nuk paramendohet asnjë gatim. Thuajse në të gjjtha recetat, ka një ose disa erëza që i japin vulë shijes. E, më të mira në treg sa i përket kualitet e cilësisë, janë erëzat e “Vesa Spices”.

Erzat “Vesa Spices” janë produkt vendor me kualitet botëror, që tashmë gjenden në shumë super-markete e dyqane anë e kënd Kosovës, duke u bërë kështu një nga brendet vendore tejet te pëlqyera.

Përpunimi i erëzave natyrale”Vesa” dhe paketimi i tyre filloi së fundi. Gjithçka lindi si një ide biznesi për të sjell diçka ndryshe dhe kualitative në kuzhinat dhe sofrat e familjeve kosovare dhe më tej.

Në tregun kosovar, “Vesa spices” vjen me një spektër të gjërë prej 24 artikujsh të ndryshëm erëzash, duke filluar nga majdonozi, mendra, rigoni, rozmarina, borziloku, gjethet e dafinës, shafrani i Indisë, xhinxhirfilli, kërri, kanella shkop, kanella e bluar, taratori, karafili kokërr, kymel kokërr, chia fara, farat e lirit, fara e zezë, kinoa farë, hudhra e coptuar, piperi i zi kokërr dhe piperi i bluar.

Erëzat e “Vesa Spices” janë një domosdoshmëri në kuzhinë, që gatimet tuaja të marrin gjithë komplimentet e mundshme.

Produketet gjenden ne 58 pika të ndryshme në tërë Kosovën.