Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Erjola ‘masakron’ Romeon për Heidin: E përdore si gjithë femrat e tjera, të intereson tregu italian i saj

Debatet janë ndezur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri menjëherë pas spektaklit të së martës. Kryefjala ka qenë ndarja e Romeo Veshajt me Heidi Bacin, ngjarje që ka bërë që banorët e tjerë t’i ktheheshin kundër aktorit.

Mes tyre, ka qenë moderatorja Erjola Doçi, ajo që i ka përmendur edhe njëherë lidhjet e tij jashtë shtëpisë, duke e akuzuar si përdorues të femrave. Pikërisht në këtë moment është përfshirë edhe gazetarja Ledjona Xheladinaj.

DEBATI MES TYRE:

Erjola: E di ça më ka thënë, nëse ti del kundër meje, do të të përdor hallvën. Po më shantazhon i thashë. Ja ku e bëre * e pështyn… Ti bën plane sikur ndahesh duke përdorur gocën e huaj. Je bërë ti i zi. Do tentosh ta mbash tani me zor. Që të të shitet në Itali dhe Shqipëri.

Romeo: Ti nuk je normale moj

Ledjona: Një pyetje kam, edhe në jetë kështu shkon, duke përdorur ndonjë femër? Kështu ecën?

Romeo: Jeni të ulët.

Erjola: Ti s’ke një jetë. Nuk e shet për një lajm. Nuk e shet.

Romeo: Ajo është mosmirënjohëse.

Erjola: Mos u merr me femrat e tjera, merru me atë që i ke bërë gocës së huaj. O Romeo, viji gishtin kokës. S’ka lidhje 28 vjeç, edhe 40 kështu je ti. Nuk do të thotë që s’jam e kthjellët se nuk mendoj si ti. Të të vijë zor ty nga vetja. Ajo goca është përdorur nga ty. Turp të të vijë, kapi fansat e Italisë. Ty të intereson tregu italian i asaj vajzës. Të intereson fama, siç ta kam cekur, pika jote e dobët dhe e fortë janë femrat.