Kohët e fundit, TikTok është bërë një burim krimesh, që ka prekur edhe Shqipërinë, me rastet që kanë ndodhur.
Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço, gjatë një interviste, solli edhe njëherë në vëmendje pasojat që ky rrjet kaq i përdorur social, shkakton tek fëmijët, deri në vetëvrasje.
“Ne kemi dy ngjarje, na u vetëflijuan dy fëmijë me ato sfidat e TikTok. Nuk ishin në radarin e policisë se çfarë loje po bënin. Shikonin një litar, shikonin që po vareshin, të tjerët qeshnin dhe komentonin, ndërkohë ata humbën jetën”, mori shembull profesori.
Karamuço sugjeron që përgjegjësit e këtij rrjeti, duhet të përdorin disa mekanizma që të parandalohen këto ngjarje dhe të bllokohen, ndërsa nga para e autoriteteve shqiptare duhet të përdorin mekanizma se “si mund t’i fshijnë sepse nuk lejohet.”
“Na u vra ajo vajza në Siçili, 600 mijë llogari u fshinë nga ana e autoriteteve italiane. Ka një version TikTok për të mitur, që ne nuk e dimë. Askush nuk e hap nga ne sepse duam të shikojmë të pamundurën. Shumica e gjeneratës së re projektojnë çdo gjë nga rrjetet sociale, e kanë lënë më një anë librin”, tha Karamuço.