I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për adresimin e shqetësimeve të Perëndimit që kanë të bëjnë me ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.
Këto deklarata Escobar i bëri pas vizitës së tij në Kosovë dhe takimet me udhëheqësit e shtetit.
Mirëpo, emisari amerikan bëri edhe disa porosi dhe deklarata, të cilat nxitën reagime të shumta.
Për mesazhet e Escobarit në një prononcim për “Bota sot” foli analisti politik, Gani Qarri.
Së pari, ai tha se mesazhet e tij nuk ishin diplomatike, derisa i cilësoi si të papranueshme.
Madje, ai hamëndesoi se për veprimet e tij, Escobar mund të jetë paguar nga Serbia.
“Edhe mesazhi që solli Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit dhe emisari, Gabriel Escobar për Kosovën në vizitën e tij dy ditëshe, nuk ishte diplomatik, as këshillëdhënës, por diktat i drejtpërdrejtë, për zbatimin e urdhrave të Escobarit, i cili për të gjitha këto veprime, të paprecedent, përveç se mund të jetë paguar shtrenjtë nga Serbia, shihet se ai gëzon edhe mbështetjen arbitrare të opozitës së çoroditur vendore, që ndër vite ka dëshmuar, se shet shumë lehtë dhe lirë tokat e Kosovës, për të marrë ndonjë fjalë miradie nga jashtë, veprimet e të cilës populli i Kosovës duhet t’i mbaj mend fort mirë dhe në zgjedhjet e ardhshme që nuk janë më edhe aq larg, me votën e tij të lirë, ta bëjë tërësisht të papërdorshme për të huajt dhe përfundimisht t`ia tregoj vendin e merituar dhe ta lëshojë nën pragun zgjedhor”, deklaroi analisti.
Gani Qarri.
Krahas kësaj, Qarri tha se deklarimet e Escobar janë të habitshme, derisa tha se u mundua edhe t’i diktonte kushte Këshillit të Evropës.
Derisa, ai falënderoi deputetët gjermanë për mbështetjen që ia dhanë Kosovës.
“Emisari (latino)-amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Kosovë, u pa qartë, se nuk erdhi si emisar por si urdhërdhënës, madje me deklarimet e habitshme, se nuk paska arritur ta bind kryeministrin Kurti sa i përket çështjes se “dinarit”, “demek” aq punë madhe kjo, ai shkoi aq larg sa përveç diktaturës ndaj nesh si popull i vogël, Escobari u përpoq t’i diktonte edhe Këshillit të Evropës, kushtet të cilat do duhej t`ia vendoseshin Kosovës, për anëtarësim, gjë që nuk ka ndodhur askund, ndaj dhe duhet falënderuar shumë deputeti gjerman i CDU-së, Knut Abraham dhe eurodeputeti gjerman Frank Schëabe, të cilët kushtet e propozuara të Eskobarit për anëtarësimin e Kosovës në KE, i quajtën qesharake dhe u hodhe poshtë, ideja e çuditshme e këtij emisari me nam”, nënvizoi ai.
Më tej, analisti vlerësoi se Kosova nuk duhet besuar më, asnjë premtimi që mund ta jap Escobari.
Kjo pasi, sipas tij gjërat mund të ndyshojnë pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë dhe ai edhe mund të largohet nga pozita të cilën e ka tani.
“Dhe vetëm pas marrjes së përgjigjes negative ndaj deklaratës së tij të habitshme, mbi kushtet e anëtarësimit të Kosovës në KE, nga deputeti gjerman i CDU-së, Knut Abraham dhe eurodeputeti gjerman Frank Schëabe se për kriteret e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, vendosë në mënyrë të pavarur Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Escobar, bëri sikur do ta ndryshojë pak taktikën e veprimit, dhe nisi të ankohet sesi gjoja minoritarët serb, po vuajnë aq shumë për dinarin, gjë që nuk po shihet askund, nga sa ne, shohim e dëgjojmë përditë në media, me pamje dhe deklarime të vet banorëve lokal, e madje Eskobar filloi të na sigurojë “personalisht”, se as “zajednica” serbe, edhe pas themelimit, nuk do ketë kompetenca ekzekutive!?
Por kush mund tu besojë më, pas gjithë kësaj, fjalëve të tij, dhe të na sigurojë neve si shtet dhe popull i vogël, se çfarë kushtesh do të vendos nesër Richard Grenelli, nëse përsëri në krye të SHBA-së, siç edhe po pritet, do të rikthehet ish presidenti Trump dhe mandaton sërish Grenellin për emisar, atij me siguri nuk do t’i interesojnë premtimet e “forta” të Escobarit nuk mjaftoi asociacioni pa kompetenca, por do të këmbëngul për “veshjen” e asociacionit me kompetenca ekzekutive dhe krijimin e një mini republike serbe, në brendësi të Kosovës, andaj Kosova nuk duhet besuar më, asnjë premtimi dhe çdo gjë duhet të bëhet vetëm në mënyrë reciproke, me Serbinë”, shpjegoi Qarri.
Ndër të tjera, tha se nëse bazohemi vetëm në premtimet e emisarëve të përkohshëm, si puna e Escobarit sot, apo Grenellit nesër, nuk do të ketë kurrë qetësi me Serbinë.
“Nën kushtet e diktateve të Escobarit, vërtet nuk mund të ecet tutje, me dinarin, asociacionin as vet dialogun, dhe nëse vërtetë u dashka formuar patjetër, asociacion për serbët në Kosovë, atëherë asociacion të njëjtë, po ashtu, duhet formuar patjetër edhe për shqiptarët nën Serbi, në mënyrë që të ekzistojë ky lloj reciprociteti i dyanshëm, si garanti fondamentale, për të dy minoritetet, dhe shtetet dialoguese, përndryshe nëse bazohemi vetëm në premtimet e emisarëve të përkohshëm, si puna e Escobarit sot, apo Grenellit nesër, të cilët punojnë për rrogë dhe shuma marramendëse parash, që mund të marrin edhe nën dorë, nga Vuçiqi, nuk do të ketë kurrë qetësi me Serbinë, as të sigurohet paqja në rajon”, përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”.