Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar ka paralajmëruar një raund të ri bisedimesh për dinarin në Bruksel. Ai ka thënë se “shpreson që Qeveria do të jetë fleksibile në bisedimet të martën”.
Ndryshe Emisari Amerikan ka thënë se ka pasur një diskutim të mirë me Kurtin duke thënë se ai i ka premtuar se do t’i shqyrtojë propozimet që i ka bërë për dinarin.
Sot ndërkaq nga Peja Escobar ka çuar mesazhe të forta duke thënë se SHBA do ta mbajë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës për atë se si e trajton minoritetin serb.