I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të nisë sot me vizita zyrtare në Kosovë.
Nga ora 10:00 ai do të pritet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njofton kabineti i saj, transmeton KlanKosova.tv.
Mediat janë ftuar të marrin pamje nga koha e nisjes së takimit, ndërkaq më pastaj paralajmërohet se do të ketë konferencë të përbashkët për media.
Emisari amerikan pos me Osmanin do të takohet edhe me krerët opozitarë./Klankosova.tv.