Emisari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, aktualisht gjendet në Manastirin e Deçanit.
Kjo vizitë e tij vjen pas takimit të djeshëm me presidenten Vjosa Osmani, me të cilin mbajti edhe një konferencë të përbashkët. Aty, Escobari e ka përshëndetur vendimin e qeverisë për Manastirin e Deçanit.
Pos Osmanit, Escobari takoi mbrëmë edhe krerët e opozitës, ndërkohë sot pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, me fillim të orës 15:30.
Në mbledhje e djeshme të qeverisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën e Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.