Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Escobarit i vjen edhe një reagim tjetër nga Gjermania: Ne vendosim për aplikimin e Kosovës në KiE

 
   

Deputeti gjerman, Frank Schwabe i ka reaguar emisarit amerikan, Gabriel Escobar, i cili sot tha se Kosova pas vendimit për pronat e Manastirit të Deçanit, i ka edhe dy kushte tjera për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Me gjithë respektin për të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Këshilli i Evropës po bën të mundur gjëra që të tjerët nuk mund t’i arrinin. Dhe ne do të vendosim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në bazë të rregullave dhe vlerave tona”, ka shkruar Schwabe.

Reagimi i tij vjen pasi një gjë të tillë e bëri edhe kolegu i tij Knut Abraham. Ky i fundit, i cili është edhe pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka thënë se “ne vlerësojmë shqetësimet e Escobar, por mund ta sigurojmë atë se Asambleja Parlamentare do të vendos në mënyrë të pavarur për kriteret e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe do të vlerësojë përmbushjen e tyre”.

Madje, ai duke ironizuar me Escobar ka thënë se “SHBA-ja s’do t’i përmbushte këto kritere ‘për shkak të dënimit me vdekje’”.