Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

”Është e Serbisë”, çka ndodh brenda ambulantës së Graçanicës? (

 
   

U trumbetua e u rrah gjoks për shtrirje sovraniteti anë e mbanë Kosovës, madje morën edhe një urdhër për mbylljen e institucioneve paralele, me urgjencë, pa leje nga gjykata e në nisje të fushatës zgjedhore. Por një muaj më vonë, për këto organizma ilegale gjithçka është kthyer në normalitetit.

Një vizitë e kamufluar e ekipit të KIKS Kosovës nëpër komunat me shumicë serbe, zbuluan ndoshta atë që Qeveria Kurti II  s’do të donte të kuptohej. Graçanica është komuna e parë dhe më e afërt me kryeqytetin e banuar kryesisht me shumicë serbe. Mbishkrime ku Kosova bëhet pjesë e Serbisë janë kudo.

Pothuajse me situatë të njëjtë sikurse në Mitrovicë të Veriut, ekipi i KIKS u përball edhe këtu, pasi që çdo gjë brenda këtyre mureve ku jepet ndihma shëndetësore frymonte serbisht, duke filluar nga hyrja tek shkallet hyrëse e deri tek recetat e barnave të lëshuara nga mjekët këtu.

Për të faktuar atë që po shihej lehtësisht, KIKS-i fillimisht kërkoi ndihmë mjekësore.

Pagesa e kërkuar paraprakisht para se të merrej shërbimi mjekësor, na nxiti të nisim një dialog me mjeken ndihmëse, e cila na tha se kjo duhet të paguhet e tillë, pas kështu ndodh kudo në Republikën e Serbisë.

Pasi u morëm vesh që ta bëjmë një kontroll mjekësore, i ngjitëm shkallët e kësaj ambulante për tu kontrolluar fillimisht e pastaj për ta marr recetën e barnave të protokoluar.

Pyetjet e doktoreshës vazhduan për thuajse 10 minuta, derisa erdhi radha që ta marrim recetën mjekësore të barnave.

Pra, prapë hasim në dokumente ilegale brenda Kosovës,  forme e recetës me vulën Republika e Serbisë na u dha e ajo çfarë e dallonte nga ajo e Mitrovicës së Veriut ishte se të kjo të paktënp fjala “Graçanicë”, ishte e shkruar në Gjuhën Shqipe.

Me tabela serbe e situatë e ngjashme ishte edhe në fshatrat përreth të kësaj komune.