Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Është gjallë apo ka vdekur Ervis Martinaj? Taulant Balla zbulon çfarë po ndodh me hetimet për fatin e të shumëkërkuarit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar mbrëmjen e së enjtes se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete mbi çështjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022.

I ftuar në “Real Story”, Balla i pyetur mbi fatin e Ervis Martinaj, theksoi se kjo është një nga çështjet më kryesore të Policisë së Shtetit.

“Unë e kam informacionin që ka deri më tani Policia e Shtetit, dhe sa herë ulemi me Drejtorin e Përgjithshëm për çështjet që ne kemi si çështje, që kanë të bëjnë me prioritetet kryesore të punës së policisë për personat në kërkim, ngjarje të rënda kriminale apo zbulimin e autorëve, edhe kjo ngjarje kriminale, është në grupin e çështjeve prioritare, por do kërkoja mirëkuptimin tuaj për të mos dëmtuar hetime, dhe një punë intenstive, që zhvillohet edhe në këtë moment që flasim për këtë çështje, mos ta komentoj dhe iu jap fjalën që do të vij përsëri në emisionin tuaj me rezultate konkrete shumë shpejt. Jo sot nuk mund t’iu them një përgjigje për këtë çështje”, theksoi ai.

Kujtojmë që për Ervis Martinajn nuk ka asnjë informacion deri më tani.

As afati 100 ditor që kryeminsitri Edi rama i vendosi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet rumbullaku, kur mori detyrën, nuk nxorri asnjë të dhënë.