“Është mbyllur, nuk mund të dal!” Këto janë momentet e panikut brenda ndërtesës Crocus në Moskë ku u vranë mbi 40 persona dhe mbetën të plagosur mbi 100 të tjerë pasditen e sotme.
Këto janë pamjet e para që vijnë nga brenda ndërtesës, teksa mësohet se disa dalje zjarri nga ndërtesa janë mbyllur për shkak të flakëve.
Nga ana tjetër, efektivët, përpos shpëtimit të civilëve, janë duke u përballur edhe me autorët, pasi janë dëgjuar sërish të shtëna me armë.
“It’s locked, I can’t get out!”
The first footage from inside the burning Crocus City Hall building in #Moscow has emerged. Some fire exits from the building were closed. pic.twitter.com/kUQbnr6yaA
— NEXTA (@nexta_tv) March 22, 2024