1
Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë përfunduar vizitën e tyre te ai në hapësirat e EULEX-it ku Thaçi kaloi natë.
“Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, tha shkurt njëri prej vëllezërve pasi dolën nga EULEX.
Aktualisht në vizitë në EULEX po qëndron gruaja e Thaçit, Lumnije Thaçi, e cila u pa në veturë duke hyrënë zyrat e EULEX në Fushë Kosovë.
Haga e lejoi Thaçin që të qëndrojë në Kosovë për dy ditë në mënyrë që familjarët e tij të shkonin për ngushëllime në EULEX.
Tri ditë pas ceremonisë së varrimit të babait, Hashim Thaçit i është lejuar ardhja në Kosovë.
Ai të premten paradite ka ateruar ë Prishtinë e nga aty ka shkuar drejt Burojës për të vizituar varrin e babait që vdiq të dielën që shkoi në QKUK pas një sëmundje të gjatë.
Kjo është vizita e dytë në Kosovë e Hashim Thaçit brenda një intervali të shkurtër kohor.