Aktori i dashur për publikun shqiptar, Julian Deda, ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Shqipëria Live” menjëherë pasi doli nga shtëpia e “Big Brother VIP3”.
Ish-finalisti u shpreh se e ka shijuar rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ndërkohë i pyetur nëse i erdhi keq që nuk fitoi, artisti u shpreh:
“Sigurisht që më erdhi keq, por Egla e meritoi se ka bërë shumë për rrugëtimin e saj, siç kemi bërë të gjithë”.
Më pas Jul Deda shtoi se ka fituar shumë nga ky “Big Brother VIP3”:
“Kam fitur shumë gjëra, maturi, por edhe kam kuptuar që rri brenda në shtëpi 4 muaj pa lëvizur. Është një gjë shumë e bukur”.
Ndërsa i pyetur nëse ka patur një aleancë me Egla Cenon në shtëpinë e BBV3, Deda tha:
“Është një muhabet kot. Po të kishim aleancë do kisha fituar unë. Ne jemi dy njerëz që kemi pasur shumë pak kontakt bashkë”.