Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Është tentuar të sabotohet”, “Politika rrezikon pjesën profesionale”, kritikohet gjendja e krijuar në FSK

 
   

Gjatë ditëve të fundit janë kanë ngritur shqetësime mbi gjendjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Që nga data 1 tetor punëtorët e Qendrës së Studentëve dhe atyre të Shërbimit Korrektues të Kosovës po punojnë edhe në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku përgatiten ushqimin për ushtarët.

Ish-ushtaraku Hysen Gecaj ka theksuar se në rastet ku implikimet politike janë të pranishme, lëshimet dhe gabimet janë pothuajse të pashmangshme, duke rrezikuar kështu profesionalizmin e FSK-së.

“Kur disa gjëra kalojnë në rregull dhe shihet që janë me komplekse, opinioni duhet ta di këtë çështje dhe të informohet drejt. Këtu janë disa lëshime, po i quaj me një ter tepër të butë, të cilat janë tepër të ndjeshme edhe për vetë FSK- dhe për opinion. Më herët e përmenda që janë dy struktura është ajo e FSK-së që e ka pjesën profesionale dhe është kjo e MM ku ka implikime edhe politike. Dhe zakonisht aty ku ka implikime politike, ka këso lëshime dhe gabime. Sepse njerëzit e politikës janë mësuar që disa gjera ti bëjnë në një interes të një grupi të ngushtë ose të një individ apo me direktiva nga lart prej politikës. Kjo e rrezikon pjesën profesionale të FSK-së… dhe kjo është për shqetësim. Është fatbardhësi që ka mekanizma që janë kujtesë rezervë që mi evitu këto probleme të mundshme” ka thënë Gecaj.

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë Drizan Shala theksoi se ka pasur një neglizhencë nga ana e personave përgjegjës dhe kërkoi që ata të sillen para përgjegjësisë penale.

Ai e përshkroi këtë situatë si një sabotazh ndaj strukturave të FSK-së.

“… Ka një neglizhencë, personat përgjegjës duhet të silleshin para përgjegjësisë penale, sepse mos të harrojmë se FSK-ja është element kushtetuese i RKS-së. Dhe një veprim i tillë ka ndikuar drejtpërdrejt në kuptimin e asaj shpërfaqjes si një kabotazh ndaj FSK-së. Është tentuar të sabotohet përmes këtij elementi ndoshta, si në opinion duket shumë banal. Por ka një peshë të rëndësishme për strukturë e uniformuar brenda FSK-së”, ka thënë Shala.