Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Eu, po poshtë ka ra katundi i vjen rendi edhe Dimal Bashës për t’i reaguar Ramës

Kryeministri shqiptar Edi Rama sot do të vizitojë Kosovën, ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, por jo edhe me kryeministrin Albin Kurti, i cili nuk ka pranuar deri në këtë kohë që të takohet me të, e për këtë ka pasur reagime të shumta.

Por kanë dominuar fyerje e kritika në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë nga deputetë e përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje. E deputeti Dimal Basha, i ka thënë Ramës se po sillet si kryeministër i Sllovakisë.

Kurti i fundit, i ka vënë një kusht Ramës, që duhet të mbahet mbledhja e përbashkët dhe nënshkruhen ato marrëveshje të cilat kanë qenë në plan.

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka thënë se se sjellja e Ramës karshi Kosovës, është si të ishte sjellje e si me qenë kryeministër i Sllovakisë e jo Shqipërisë.

Ndër të tjera ai i bën thirrje Ramës të vijë dhe ti nënshkruajë marrëveshjet

Por, Rama para pak minutash ka bërë të ditur se ka dorëzuar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, të 13 marrëveshjet e firmosura nga ana e Shqipërisë.

Ai shpreson që pas këtij akti, kryeministri Kurti të pranojë takimin me të.

Postimi i plotë Dimal Bashës:

𝐌𝐢𝐫ë𝐦ë𝐧𝐠𝐣𝐞𝐬 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭ë𝐫 𝐑𝐚𝐦𝐚,
Mirësevjen në Kosovë. Fillimisht më lejo të përgëzoj që përfundimisht u ktheve në rrugën e duhur të Berlinit, dhe njëkohësisht ngushëllime për dështimin e asaj të Novi Sadit!

Kurse sa i përket sjelljes tuaj ndërkombëtare në raport me Kosovën, gjendja është kjo

Ju keni kërkuar mirëkuptim tek krerët e BE-së që ta mirëkuptojnë Vuçiqin për mos vënien e sanksioneve ndaj Rusisë!

Totalisht absurde; megjithatë, a i keni kërkuar dikujt në BE që të mos sanksionohet Kosova dhe të mirëkuptohet Kurti?!

Për më tepër, ishit i pari në sanksionimin e Kosovës, duke anuluar takimin mes dy qeverive dhe duke dështuar kështu nënshkrimin e 13 marrëveshjeve!

Pastaj kuptuam që anulimi erdhi si pasojë e zemërimit tuaj që Albini nuk po e implementon Asociacionin Vuçiqit!

Mirëpo z. Rama, meqë po e luani ndërkombëtarin neutral, a na tregoni sa herë keni anuluar ndonjë takim me Vuçiqin kur ai haptas 𝐑𝐄𝐅𝐔𝐙𝐎𝐍 të pranoj ekzistencën e çfardo marrëveshje? Dhe z. Rama, kur e pyesin mikun tuaj Vuçiq pse nuk e nënshkruat marrëveshjen në Ohër, ai tallet me juve dhe BE-në duke thênë se “ka dhimbje të papërballueshme në dorën e djathtë me të cilën nënshkruan, dhe kjo dhimbje do ta përcjell për 4 vitet e radhës!”

𝐈 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐳. 𝐑𝐚𝐦𝐚, ç𝐟𝐚𝐫ë 𝐬’𝐤𝐮𝐩𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐧ë 𝐤ë𝐭ë 𝐦𝐞𝐬, 𝐩ë𝐫𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭’𝗶 𝗸𝘂𝗽𝘁𝗼𝗷𝗺ë 𝘀𝗷𝗲𝗹𝗹𝗷𝗲𝘁 𝘁𝘂𝗮 𝘀𝗶 𝐦𝐞 𝐪𝐞𝐧ë 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭ë𝐫 𝐢 𝐒𝐥𝐥𝐨𝐯𝐚𝐤𝐢𝐬ë, 𝐞 𝐣𝐨 𝐢 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬𝐞! 𝐄𝐣𝐚 𝐧ë𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐣 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐤𝐮 𝐩ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐨𝐧 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚, 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 ç𝐟𝐚𝐫𝐝𝐨 𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥𝐣𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐢 𝐠ë𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐯𝐞𝐭ë𝐦 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐚!