Ernest Muçi është emri i tretë që ka marrë një ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024.
Ka qenë klubi i tij, Besiktasi, që ka zyrtarizuar sulmuesin 23-vjeçar si pjesë të Shqipërisë.
Në faqen zyrtare, klubi nga Stambolli ka treguar listën e lojtarëve që janë të grumbulluar nga kombëtaret e tyre, mes tyre edhe Muçin.
Veç Brojës dhe Asanit që kanë ditë në Tiranë, Muçi bëhet lojtari i tretë që ka ftesën e sigurt.
Veç tyre, edhe Gjasula duket se do jetë pjesë e grumbullimit fillestar që Sylvinho do bëjë për dy miqësoret e qershorit kundër Lihtenshtajnit dhe Azerbajxhanit, para se më 7 qershor të dorëzojë në UEFA listën finale me maksimumi 26 emrat që do përballen në Gjermani për Grupin B të Euro 2024 kundër Italisë, Spanjës dhe Kroacisë.
Nesër , në orën 16:00 trajneri Sylvinho do publikojë edhe listën me futbollistët e grumbulluar.