Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Euro 2024, trajneri i Polonisë vlerëson Shqipërinë: Keni një skuadër të fortë, por ne …

Polonia do të masë forcat me Shqipërinë të dielën në orën 20.45 në “Air Albania”. Kombëtarja polake synon 3 pikët në këtë takim të rëndësishëm të kualifikueseve të Euro 2024. Trajneri i kësaj skuadre, Fernando Santos dha mendimin e tij për sfidën, në konferencë për shtyp.

A do të ishte dështim barazimi me Shqipërinë? “As unë dhe as trajneri i Shqipërisë nuk hyjmë për barazim, secila skuadër do të luajë për të fituar. Shqipëria është një kundërshtar me shumë cilësi, do të luftojmë. Është një skuadër që zhvillohet vazhdimisht, kam qenë në krye të një skuadre që është ndeshur me Shqipërinë në 2016 dhe jam i vetdjishëm për forcën e tyre.

Është një skuadër e mirë-organizuar dhe me cilësi shumë më të mirë se më para. E njoh mjaft edhe trajnerin e kundërshtarëve. Është një skuadër që di të mbrojë dhe të sulmojë, është e organizuar dhe nesër të dyja skuadrat do të luajmë për fitore”.

Çfarë ndodh nëse humbisni nesër, trajneri Sylvinho nuk ka humbur pas sfidës me Poloninë? “Në futboll dikush fiton, dikush humbet. Në rast se fitojmë do të shikojmë ndeshjet e radhës dhe do ta kemi vetë në dorë fatin tonë, në të kundërt do të varemi nga të tjerët”.

Rikthimi i Krychowiak pas një kohe të gjatë? “Në vendimmarje udhëhiqem nga analizat, më ka ndodhur edhe më parë. Kam fituar kampionate me lojtarë të cilët i kam takuar vetëm dy ditë. Thërras lojtarë në bazë të nevojës momentale, nuk kam preference personale kur vjen pun ate lojtarët”

Morali- “Morali është shumë i mirë dhe kështu ka qenë gjithmonë, pavarësisht ccfarë ndodh në fushë, në dhomat e zhveshjes jemi një skuadër e vërtetë. E njohim potencialin e Shqipërisë dhe nesër do të përpiqemi me të gjitha forcat për një rezultat pozitiv.

Ndeshja Poloni-Shqipëri ka qenë ndër të parët që kam parë dhe analizuar kur mora drejtimin e kombëtares, por janë të ndryshme sepse janë ndryshuar lojtarë dhe trajnerë, nuk ka vend për krahasim. Nëse mund të krahasoj është ndeshja e parë ndaj Shqipërisë në këtë edicion, por çdo ndeshje është një histori më vete”- tha ai.